RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri

osmani:-kosova-ka-demonstruar-vullnet-per-deeskalim,-duke-ofruar-mbajtjen-e-zgjedhjeve-ne-veri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Siç njofton Presidenca, gjatë takimit është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.

Sipas Osmanit, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët.

Gjithashtu, Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

Related posts

Nis takimi në Bruksel, Lajçak pret Bislimin

admin

15 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga moti ekstrem në Filipine

admin

Protestë në parlamentin izraelit gjatë votimit të komisionit për hetimin e 7 tetorit

RTI