RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Aleatët e NATO-s mirëpresin marrëveshjen midis Turqisë dhe Suedisë”

“aleatet-e-nato-s-mirepresin-marreveshjen-midis-turqise-dhe-suedise”

Aleatët e NATO-s kanë mirëpritur marrëveshjen midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, që i hapi rrugën anëtarësimit të vendit nordik në aleancën ushtarake, transmeton Anadolu.

“Ne mezi presim të mirëpresim Suedinë si një anëtare e plotë e aleancës dhe në këtë drejtim mirëpresim marrëveshjen e arritur midis sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, presidentit të Turqisë dhe kryeministrit të Suedisë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas ditës së parë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Dje, Turqia ra dakord ta dërgojë për ratifikim në parlamentin e saj protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Deklarata e përbashkët pas ditës së parë të samitit e përshkroi luftën kundër terrorizmit si “thelbësore” për mbrojtjen e NATO-s.

“Ne e refuzojmë kategorikisht dhe e dënojmë terrorizmin në termat më të fortë të mundshëm. Kundër terrorizmi në të gjita format dhe manifestimet e tij është thelbësor për mbrojtjen tonë kolektive”, tha ai.

Lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, deklarata e përbashkët theksoi se aleanca “mbështet plotësisht” të drejtën e Kievit për të zgjedhur rregullat e veta të sigurisë, duke shtuar se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO”.

“Ne riafirmojmë angazhimin që bëmë në samitin e vitit 2008 në Bukuresht se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe sot e pranojmë se rruga e Ukrainës drejt integrimit të plotë euroatlantik ka shkuar përtej nevojës për Planin e Veprimit të Anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Më tej, po ashtu theksohet se “Ukraina është bërë gjithnjë e më e ndërveprueshme dhe e integruar politikisht me aleancën dhe ka bërë përparim thelbësor në rrugën e saj të reformave”.

Megjithatë, theksohet se aleanca do t’i bëjë ftesë Ukrainës kur “aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”.

Related posts

Britania thotë se Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore

admin

Ulet konsumi – Edhe gjermanët po shtrëngojnë rripin

admin

OKB: Mbi çerek miliard njerëz përballen me urinë

rezart morina