RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO i jep shpresë Ukrainës për anëtarësim, por jo një ftesë zyrtare

nato-i-jep-shprese-ukraines-per-anetaresim,-por-jo-nje-ftese-zyrtare

Shtetet e NATO-s kanë deklaruara se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, por Kievi nuk ka marrë ende një ftesë për t’u bashkuar me Aleancën, një çështje që pritet të diskutohet në samitin e aleancës ushtarake në Vilnius, sipas një burimi.

“NATO do të jetë në gjendje t’i japë një ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”, thuhet në deklaratën e samitit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vazhdimisht aleatëve që të ftojnë zyrtarisht Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n, një hap i parë i domosdoshëm për të nisur procesin e pranimit të vendit në aleancë.

“Por, në vend të kësaj, liderët kërkojnë që ushtria e Ukrainës të bëhet më e ndërveprueshme me forcat e armatosura të aleatëve të NATO-s, dhe të zbatojë reformat shtesë demokratike në sektorin e sigurisë”, sipas deklaratës.

Megjithatë, aleanca ka ripohuar se e ardhmja e Ukrainës është në NATO.

Rezultati i samitit mund të zhgënjejë potencialisht Zelensky, i cili më herët tha se ishte “absurde” të lihej e hapur çështja e anëtarësimit të Ukrainës.

Zelensky do të takohet sot me udhëheqësit e NATO-s.

Aleanca tha se do të mbështesë Kievin në rrugën e saj të reformave, ndërsa ministrat e Jashtëm të NATO-s do të vlerësojnë progresin e Ukrainës.

“Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord gjithashtu për një paketë të mbështetjes afatgjatë për Kievin, duke thelluar lidhjet politike dhe miratuar shpejt pranimin e Ukrainës në aleancë pasi të jetë lëshuar një ftesë zyrtare”, thuhet në deklaratë. /atsh

Related posts

Osmani viziton policinë: Burim krenarie për Republikën tonë

admin6

Nis takimi Kurti-Vuçiq

rezart morina

Lideri i Koresë së Veriut diskuton bashkëpunimin ushtarak me ministrin rus të Mbrojtjes

admin