Autoritet kufitare shqiptare hapën në skajin më jugor të Shqipërisë në Qafë Botë të Sarandës një Qendër për Strehimin e Përkohshëm për migrantët e parregullt.
Qendra u ngrit falë mbështetjes së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, IOM dhe do të ofrojë shërbime për grupet e migrantëve të parregullt deri në procesin e kthimit pas drejt kufirt grek apo referimit për azil.
Pikëkalimi i Qafë Botës ka shënuar në gjashtë muajt e parë të këtij viti mbi gjysëm e prurjeve migratore të parregullta që kanë hyrë nga Greqia në Shqipëri.
Qendra ka kapacitetin për të strehuar 60 persona, duke përfshirë hapësira të vëna në shërbim për regjistrimin e migrantëve, intervistimin e individëve në kushte vulnerabël, hapësira miqësore për fëmijët, klinikë ambulatore dhe kontejnerë për të siguruar kushtet e duhura higjieno-sanitare.
Drejtoresha e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) Alma jani tha se mëbshtetja për polcinë kufitare erdhi pas evidentimit në Qafë Botë të nevojës për kapacitete pritëse për migrantë e parregullt që hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia fqinje.
“Qendra e re është një shembull që do të garantojë trajtimin dinjitoz të migrantëve dhe do të sigurojë, ndër të tjera, strehim, ndihmë mjekësore dhe siguri,” tha zonja Jani.
Ndërsa Drejtori i departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Sajmir Boshnjaku tha se qendra e ndihmon policinë shqiptare ne sigurimin e standardeve ndërkombëtare për trajtimin e migrantëve të parregullt.
“Janë një seri shërbimesh që do ta lehëtsojnë si punë e policisë kufiatre dhe pritjen e migrantëve”, tha z. Boshnjaku.
Ngritja e Qendrës së Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm vlerësohet nga autoritete e emigracionit në policinë kufitare si nevojë për fluksin e shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes pikës kufitare me Greqinë.
Gjatë periudhës janar qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar rreth 3600 migrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës.
Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për migranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019.
Ngritja e qendrës së fundit në Qafë Botë u bë e mundur nga fonde të qevrisë Norvegjeze dhe Daneze të cialt e mbështesin Shqipërinë në programet për migrantët e parregullt.
Krahas IOM edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR , koordinon me autoritetet shqiptare të kufiirt dhe Drejtorinë e Azilit dhe Shtetësisë masat ndërkombëtare për të mbrojtur dhe ndihmuar refugjatët .
Kjo sidomos për të përmirësuar aksesin në procedurat e azilit dhe zbatimin e masave të sigurisë gjatë procedurave, dhe veçanërisht aksesin në informacion dhe në mbrojtjen ligjore. /voa