RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet baltike akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore për aleatët e NATO-s

vendet-baltike-akses-te-pakufizuar-ne-hapesiren-e-tyre-ajrore-per-aleatet-e-nato-s

Anëtarët e NATO-s, Estonia, Letonia dhe Lituania po u japin aleatëve të tyre ushtarak akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore të përbashkët, për të mbrojtur qiejt mbi shtetet baltike.

Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve baltike në kufi me Rusinë, miratuan dje në mbrëmje një deklaratë të përbashkët në samitin e NATO-s, në Vilnius.

Kjo do të thotë se të gjithë aleatët e NATO-s mund të përdorin hapësirën ajrore pa një njoftim paraprak.

Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë.

NATO ka siguruar hapësirën ajrore të Balltikut që nga viti 2004.

Samiti dyditor i NATO-s i zhvilluar në kryeqytetin lituanez, rreth 35 kilometra larg kufirit të aleatit kryesor të Rusisë, Bjellorusisë, ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh të fortë Moskës dhe të demonstrojë solidaritet me Ukrainën. /atsh

Related posts

Presidentja dekreton 29 gjyqtarë me mandat fillestar

admin

Pas humbjes dërrmuese në zgjedhje, Partia Konservatore në kërkim të kryetarit të ri! Kush janë 6 ligjvënës britanikë që kanë hyrë në garë

admin

“Pentagoni ka kryer mbi 5 mijë sulme kibernetike kundër Rusisë që nga fillimi i vitit”

admin