RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Pentagoni ka kryer mbi 5 mijë sulme kibernetike kundër Rusisë që nga fillimi i vitit”

“pentagoni-ka-kryer-mbi-5-mije-sulme-kibernetike-kunder-rusise-qe-nga-fillimi-i-vitit”

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) pretendon se pas sulmeve kibernetike në infrastrukturat kritike të Rusisë nga territori ukrainas qëndron Pentagoni duke bashkëpunuar me hakerat, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e FSB-së, thuhet se që nga fillimi i vitit të kaluar janë kryer më shumë se 5.000 sulme kibernetike kundër infrastrukturës kritike të Rusisë.

Në deklaratë theksohet se masat e marra në kohë parandalojnë që veprime të tilla të kenë pasoja negative për vendin. Në analizë thuhet se janë marrë të dhëna se SHBA-ja dhe vendet e NATO-s kanë përdorur territorin e Ukrainës për të kryer sulme kompjuterike në objektet civile në Rusi.

Në deklaratën në të cilën thuhet se infrastruktura e rrjetit të Ukrainës përdoret aktualisht nga njësitë e operacioneve kibernetike të vendeve perëndimore, thuhet se Washingtoni paraqiti grupin “IT Army of Ukraine”, i cili kreu mijëra sulme ndaj burimeve të informacionit ruse në për të fshehur rolin e saj në këto sulme kibernetike.

Duke theksuar se inteligjenca ruse ka aftësinë të identifikojë individë, organizata dhe ata që qëndrojnë pas sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës ruse, më tej thuhet se: “Sulmet kibernetike po ndodhin me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Komandës së Përbashkët të Pentagonit në bashkëpunim me grupe hakerash si International Anonymous and Silence, Ghost and Clan nga SHBA, RedHack nga Türkiye, GNG nga Gjeorgjia dhe Squad 303 nga Polonia”.

Related posts

Ukraina synon ta rimarrë gjithë territorin, kërkon përshpejtim të dërgesës së armëve nga Perëndimi

admin

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënoi Hungarinë me 200 milionë euro, reagon Viktor Orban: E papranueshme! Plani “B” i BE nëse nuk e paguan

admin

Ukraina pritet të jetë në fokus të takimeve të Blinkenit me zyrtarë të lartë në Londër

admin