RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

minatoret-e-trepces-hyjne-ne-greve

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë të mërkurën. Kryetari i Sindikatës së ninatorëve, Ibrahim Januzi, ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor.

“Arsyeja pse kemi vendosur që të hyjmë në grevë është mosrealizimi i pagave për muajin qershor. Përveç kësaj kemi kërkuar përmirësim të kushteve të punës, siç është ajrimi i minierës si dhe shlyerjen e borxheve të punëtorëve në Trust”, ka thënë Januzi për KOHËN.

Ai ka theksuar se kanë pasur një takim me memnaxhkmentin e ndërmarrjes dhe se arsyetimi i tyre për mosekzekutim të pagave ka qenë mungesa e mjeteve.

“Ka ndodhur një dështim në menaxhimin e ndërmarrjes dhe punëtorët janë të vendosur të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave”, është shprehur Januzi.

Sipas tij menaxhmenti u ka premtuar se do të mundohen të bëjnë një zgjidhje brenda ditës, të mërkurën.

Januzi ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë ata do të vazhdojnë me grevën.

Related posts

Gjysma e Gazës rrafsh me tokë

admin

Arrestohet një serb, dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme të majit në Zveçan

admin6

ShSKUK furnizon spitalet me barna dhe material shpenzues

admin