RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria e Kosovës shpalos detaje për dakordimin e zv/kryeministrit Bislimi me emisarin Lajçak

qeveria-e-kosoves-shpalos-detaje-per-dakordimin-e-zv/kryeministrit-bislimi-me-emisarin-lajcak

Qeveria e Kosovës ka shpalosur pikat për të cilat zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë rënë dakord në takimin e djeshëm në Bratisllavë, transmeton Anadolu.

Siç njofton Qeveria, fokusi kryesor i takimit tё zv/kryeministrit Bislimi me emisarin Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Nё kёtё kontekst palët janë dakorduar që Qeveria e Kosovёs publikisht të tregojë gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 për qind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Po ashtu, sipas dakordimit, Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”, thuhet në njërën nga pikat e rëna dakord midis palëve.

Tutje, bëhet e ditur se BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Në fund, theksohet se veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.​

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Serbët lokal po protestojnë që nga 26 maji në veri, duke kundërshtuar emërimin e kryetarëve të rinj shqiptarë të katër komunave veriore edhe pse ata vetë nuk morën pjesë në këto zgjedhje.

Related posts

Mbi 200 mijë kilogramë produkte të mishit u larguan nga tregu gjatë këtij viti, AUV-i ankohet për mungesë të kushteve dhe inspektorëve

admin

Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

admin

Pas intervistimit nga policia, lirohet Nuredin Lushtaku

admin