RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropa Juglindore përgatitet për zheg

evropa-juglindore-pergatitet-per-zheg

Greqia, Qiproja dhe Turqia Perëndimore po përgatiten për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë.

Në kryeqytetin grek të Athinës temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius që nesër.

Ministria e Kulturës ka urdhëruar administratorët e zonave arkeologjike si Akropoli të mbyllin përkohësisht atraksionet turistike të njohura për disa orë nëse bën shumë nxehtë.

Biletat e blera tashmë do të kthehen mbrapsht.

Shumë komuna në Greqi dhe Qipro mbajnë pavionët me ajër të kondicionuar të hapura për njerëzit që të kërkojnë strehim atje.

Punëtorëve u kërkohet të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, dhe punëdhënësit kanë kërkuar të lejojnë orë fleksibël për të ndihmuar njerëzit të shmangin vapën e mesditës.

Autoritetet thanë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet të moshuarve, të sëmurëve dhe fëmijëve të vegjël.

Gjithashtu, kafshët shtëpiake dhe endacakët nuk duhet të harrohen, pasi edhe atyre u duhet t’u sigurohet ujë i mjaftueshëm.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë ka paralajmëruar se ka një rrezik të shtuar për zjarre në shkallë të gjerë, pasi vala e të nxehtit shoqërohet me një thatësirë ​​të madhe dhe nga e hëna e në vazhdim priten erëra të forta në shumë pjesë të vendit. /atsh

Related posts

Bullgaria kritikon Ramën mbi gjuhën e përdorur në samitin e BE-së

admin

Sulmet në Ga’za vazhdojnë

admin

Kurti priti përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, i kërkoi rritjen e sigurisë në veri

admin