RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje në Indi, mbi 100 persona humbin jetën

permbytje-ne-indi,-mbi-100-persona-humbin-jeten

Numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në rajonet veriore të Indisë ditët e fundit ka kaluar mbi 100, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga qeveria e shtetit Himachal Pradesh, thuhet se 88 persona humbën jetën në shtet dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Thuhet se 170 shtëpi janë shkatërruar ndërsa 600 janë dëmtuar nga përmbytjet ku janë shembur rrugë dhe ura. Që nga 8 korriku, më shumë se 300 persona të bllokuar nga përmbytjet, kryesisht turistë, janë shpëtuar me helikopterë.

Zëdhënësi i qeverisë së shtetit Uttar Pradesh, Shishir Singh tha se 12 persona humbën jetën në shtet për shkak të shirave të dendur. Autoritetet raportuan se një person humbi jetën në kryeqytetin e vendit, New Delhi, ndërsa 4 persona në Xhamu dhe Kashmir.

Mungesa e ujit të pijshëm në New Delhi

Shirat mosun, të cilat ishin efektive edhe në New Delhi, shkaktuan vërshimin e lumit Yamuna dhe përmbytën shumë vendbanime në rajon. Në deklaratën nga Zyra e kryeministrit të shtetit të New Delhit, Arvind Kejriwal, thuhet se mbrëmë niveli i ujit të lumit arriti nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit.

Rreth 30 mijë njerëz u dërguan në kampe të përkohshme. Sipas “Hindustan Times”, në New Delhi ka mungesë të ujit të pijshëm. Kejriwal tha se funksionimi i tre impianteve të ujit në New Delhi është ndërprerë për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Yamuna.

Ka shqetësime se mungesa e ujit do të rritet në disa pjesë të qytetit në ditët në vijim.

Related posts

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj bagëtisë në Sirinë jugore, vriten shumë kafshë

Muhamet Ramadani

“Je ‘rosaku i shëmtuar’, të kemi adoptuar”/ Foshnja u hodh në koshin e plehrave, pas 37 vitesh kërkon nënën: Serbja më shiti për 60 mijë franga

admin

Turqia shpëton 38 migrantë në Detin Egje

Muhamet Ramadani