RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë po vazhdojnë edhe natën

punimet-ne-rrugen-prishtine-podujeve-po-vazhdojne-edhe-naten

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes ka vizituar punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kurti këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka falënderuar punëtorët e inxhinierët që po merren me përfundimin e kësaj rruge.

“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës. I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!”, thuhet në postimin e Kurtit.

Derisa ka përfunduar “Qeveria për Komunat”./teve1.info/.

Related posts

Rritet në 1.039 numri i të vdekurve në Liban nga sulmet izraelite që nga fillimi i marsit

Muhamet Ramadani

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

admin

OKB: Sulmet ndaj rezervuarëve të ujit të pijshëm “të ndaluara rreptësisht” sipas ligjit humanitar

admin