Sot janë betuar 490 policë të rinj në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, ku 85 prej tyre janë prej komuniteteve jo shumicë.
Policët kanë veshur uniformën blu për herë të parë sot dhe u betuan se do të kryejnë punën me nderë dhe profesionalizëm.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si dhe ministrat Xhelal Sveçla e Armend Mehaj.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se qëndron me nder dhe krenari para 490 kadetëve që po diplomojnë sot në këtë ceremoni.
Ndërkaq, u shpreh se nuk është e lehtë që të diplomosh në akademinë e policisë.
“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, qëndroj para ju me krenari dhe nder të madh, në këto momente kur ju bëni betimin e shejtë dhe ti bashkoheni kolegëve dhe kolegeve tuaj. Me lejoni të shpreh urimet e mija për secilin prej jush. Të diplomosh në akademinë e policisë nuk është arritje e vogël, sot ju keni dëshmuar që zotoni cilësitë e nevojshme për t’i shërbyer shtetit dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se: “Sfida e juaj është sfida jonë”, si dhe bëri të ditur se intesiteti i policisë së Kosovës ka filluar nga veriu ku prej aktiviteti të shtuar ka pas sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policor.
“Jam i nderuar dhe i lumtur që ndodhëm këtu sot me rastin e diplomimit të 490 kadetëve. Policia e Kosovës vazhdon të jetë një prej institucioneve më të besueshme të qytetarëve tanë. Si qeveri, që nga marrja e mandatit jemi betuar për luftimin e korrupsionit. Rreth 900 operacione policor janë kryer si dhe mbi 3200 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Intenstiteti i njëjtë i PK-së ka filluar edhe me veriun e vendit tonë, pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar ka pas sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve prej të cilëve edhe ka pas të lënduar”, është shprehur Kryeministri.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha së Policia e Kosovë po bënë një punë të jashtëzakonshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë së shtetit të Kosovës.