RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: SHBA nuk kërkon konflikt me Iranin, por është e gatshme të mbrojë personelin e saj

biden:-shba-nuk-kerkon-konflikt-me-iranin,-por-eshte-e-gatshme-te-mbroje-personelin-e-saj

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se kanë kryer sulm ajror në rajon pas sulmeve ndaj kompleksit të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së në Siri dhe shtoi më tej se nuk po kërkon konflikt me Iranin, por do të mbrojë personelin amerikan, transmeton Anadolu.

Biden mbajti një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau në kryeqytetin kanadez Otava ku ai ndodhet për vizitë zyrtare.

Pasi vuri në dukje se është informuar lidhur me sulmet ku dje është goditur me mjet ajror pa pilot (dronë) një kompleks që i përket koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së në Siri dhe të cilat shkaktuan humbjen e jetës së një personeli amerikan me kontratë, Biden tha se sulmin e kanë kryer grupet me mbështetje iraniane.

“Menjëherë pas sulmit autorizova ushtrinë e SHBA-së për të ndërmarrë një sulm ajror në zonë. Mbrëmë natën forcat ushtarake të SHBA-së kryen një sërë sulmesh në Siri duke vendosur në objektiv ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj personelit tonë”, tha Biden.

“SHBA-ja nuk po kërkon konflikt me Iranin”, tha Biden i cili shtoi se janë të gatshëm të mbrojnë në mënyrë efektive personelin amerikan.

“Kjo ishte ajo që ndodhi mbrëmë”, tha Biden i cili shtoi se do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Kanadanë dhe partnerët e tjerë të koalicionit për të mposhtur organizatën terroriste DEASH dhe për të luftuar kundër kërcënimeve terroriste në rajon.

Ai shprehu ngushëllimet tij për të afërmit e personelit që humbi jetën, uroi shërim të shpejtë për të plagosurit dhe falënderoi personelin ushtarak që kreu operacionin.

Grupet me mbështetje iraniane, dje goditën përmes mjeteve ajrore pa pilot (dronë) një kompleks të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së në qytetin Al-Hasakah në Siri dhe si pasojë humbi jetën një personel amerikan me kontratë si dhe u plagosën 6 anëtarë të personelit, njëri prej të cilëve me kontratë.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), gjeneral brigade Patrick Ryder, sot deklaroi se ndaj bazës ku janë të vendosur ushtarët amerikanë në lindje të Sirisë, u krye sulm me 10 raketa nga grupet me mbështetje iraniane por që nuk ka viktima.

Related posts

Arrestohet personi i shpallur në kërkim për vjedhje, policia falënderon qytetarët dhe mediat

admin

Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, 10 të vrarë

admin

Në prag të heqjes së vizave, mbi 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë

admin6