RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Indisë vizitë zyrtare në Francë, nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve

kryeministri-i-indise-vizite-zyrtare-ne-france,-nenshkruhen-disa-marreveshje-mes-dy-vendeve

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Francë, gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron nënshkroi marrëveshje strategjike në shumë fusha, përfshirë aviacionin dhe hapësirën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se Macron dhe Modi u takuan në Paris dhe përcaktuan një udhërrëfim për 25-vjetorin e partneritetit strategjik Francë-Indi.

Bashkë me takimin e dy liderëve, mes Francës dhe Indisë u nënshkruan marrëveshje dhe partneritete në fusha si hapësirë, aviacioni civil dhe hidrogjeni me karbon zero.

Teksa është pranuar një udhërrëfyes mes dy vendeve për veprime të përbashkëta në rajonin e Indo-Paqësorit, është vendosur që India të vazhdojë bashkëpunimin për blerjen e avionëve luftarakë dhe nëndetëseve nga Franca.

Qeveritë e Parisit dhe New Delhit gjithashtu vendosën të fillojnë bashkëpunimin edhe në çështjen e ndërtimit të reaktorëve të vegjël modular (SMR) në fushën bërthamore civile.

Po ashtu u vendos krijimi i fondit të zhvillimit Francë-Indi në mënyrë që të përfshijë vendet e rajonit në Indo-Paqësor, ndërsa Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) do t‘i sigurojë Indisë një financim prej 100 milionë eurosh për projektin e qyteteve të qëndrueshme.

Franca do të japë vizë 5 vjeçare shengen për studentët indianë që kanë doktoraturë dhe të cilën kanë studiuar më parë në universitetet e saj. Gjithashtu Franca do të hapë përfaqësi në Hajdarabad në kuadër të marrëveshjes për hapjen e konsullatës së Indisë në qytetin Marsejë të Francës.

Related posts

Net’anyahu me kërkesat e tij vështirëson marrëveshjen e mundshme me Ha’masin

rezart morina

Shkollat e Kudsit në grevë për të protestuar ndaj teksteve izraelite

admin

Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, 30 mijë muslimanë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

admin