RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjen disa vetura në një auto-sallon në Vushtrri

digjen-disa-vetura-ne-nje-auto-sallon-ne-vushtrri

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura dhe se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Kanë nisur hetimet për rastin, nuk dihet ende a ka qenë e qëllimshme zjarrëvënia. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar”, tha ai.

Related posts

Ligji për Paga pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, deponohet kërkesa tek Avokati i Popullit

admin

BM – Qeveria miraton ndërtimin e centralit të ri bërthamor “Sizewell C”

admin

Dogana e Kosovës me aksion në Prishtinë, cak barnatoret

Muhamet Ramadani