RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësojnë vizitën e presidentit Erdoğan

mediat-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe-vleresojne-viziten-e-presidentit-erdogan

Mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i dhanë hapësirë të gjerë vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe vlerësuan partneritetin mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, thuhet se vizitat e zhvilluara në dy vitet e fundit kanë forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe partneritetit midis EBA-së dhe Turqisë. Në lajm thuhet se vizita aktuale e Erdoğan-it është takimi i 5-të ndërsa takimet tjera janë mbajtur në nëntor 2021, shkurt 2022, mars 2023 dhe qershor 2023.

Në kuadër të strategjisë së EBA-së për forcimin e partneriteteve dhe zgjerimin e marrëdhënieve me vendet mike, lajmi thekson se marrëdhëniet me Turqinë janë të një rëndësie të madhe, duke kujtuar se janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje strategjike dhe memorandume mirëkuptimi në fusha si ekonomia, siguria, mjedisi dhe teknologjia me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gazeta “Al-Ittihad” ka ndjekur vizitën e presidentit Erdoğan dhe ka tërhequr vëmendjen te bashkëpunimi mes EBA-së dhe Turqisë. Duke njoftuar në faqen e parë se Erdoğan mbërriti në vend dje dhe do të zhvillojë kontakte zyrtare sot, gazeta publikoi një lajm ku përshkruan marrëdhëniet mes EBA-së dhe Turqisë dhe partneritetin ekonomik mes dy vendeve.

El-Beyan dhe El-Halij nga mediat lokale njoftuan për vizitën e Erdoğan-it dhe përfshinë raporte mbi marrëdhëniet mes EBA-së dhe Turqisë në periudhën e fundit. Mediat e EBA-së kanë shpërndarë shumë postime në Twitter me hashtagun “Presidenti i Turqisë në EBA”.

Presidenti Erdoğan po viziton EBA-në pas Arabisë Saudite dhe Katarit në kuadër të turneut të tij në Gjirin Persik.

Related posts

“Gjendja, nga e tensionuar në dëshpërim”- Gara për President në SHBA, rritet presioni ndaj Joe Biden! Mosmarrëveshje mes demokratëve për emërimin e tij si kandidat

admin

“Kosova t’i kthehet bashkëpunimit me aleatët”, DASH: Qeveria po rrezikon mundësitë që ne i krijojmë

admin

Kurti takon shefin e OSBE, flasin për de-eskalimin e situatës dhe zgjedhjet e reja në Veri

admin