RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg: 93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri

stoltenberg:-93-trupa-te-kfor-it-u-lenduan-nga-dhuna-ne-veri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se 93 trupa të KFOR-it janë lënduar nga dhuna në veri të Kosovës.

Ai ka potencuar se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kënaqësi të takohem me presidentin Vuçiç për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa të KFOR-it. NATO ka dërguar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.”, ka shkruar Stoltenberg në twitter.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it

Related posts

Kosova në Bordin e Paqes/ Kreshnik Çollaku: Mbështetje dhe siguri nga Trump! Thyerje përfundimtare e bllokadës serbo-ruse

admin

Rritet në 28.473 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Natë ankthi për Lindjen e Mesme, analiza e BBC: Situatë e pasigurt për rajoni dhe më gjerë! Çfarë ndodh nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit

admin