RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg: 93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri

stoltenberg:-93-trupa-te-kfor-it-u-lenduan-nga-dhuna-ne-veri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se 93 trupa të KFOR-it janë lënduar nga dhuna në veri të Kosovës.

Ai ka potencuar se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kënaqësi të takohem me presidentin Vuçiç për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa të KFOR-it. NATO ka dërguar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.”, ka shkruar Stoltenberg në twitter.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it

Related posts

Pakistani arreston liderin e opozitës Shah Mahmood Qureshi

admin

VIDEO/ Pamjet nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Bejrutin

admin

Raporti i NYT: Kompanitë kineze diskutuan shitjen e armëve në Iran përmes vendeve të treta, Uashingtoni ka nisur hetimet!

admin