Mijëra njerëz në shumë qytete të Iranit pas namazit të xhumasë protestuan kundër sulmit ndaj Kuranit në Suedi, raporton Anadolu.
Pas namazit të xhumasë në xhaminë “Imam Khomeini” në kryeqytetin Teheran, mijëra njerëz marshuan me Kuran dhe pankarta në duar. Protestuesit hodhën slogane si “Mallkuar qoftë SHBA”-ja, “Mallkuar qoftë Izraeli”, “Mallkuar qoftë Suedia” dhe “Heshtja e muslimanëve është tradhti ndaj Kuranit”.
Në fund të marshimit u lexua një deklaratë në emër të protestuesve. Në deklaratë thuhet se muslimanët duhet të reagojnë me një zë ndaj këtij mosrespektimi dhe se institucionet diplomatike duhet të ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me Suedinë.
Duke theksuar se përbuzja e dytë e Kuranit në kryeqyteti e Suedisë, Stokholm, u dënua ashpër, gjithashtu iu bë thirrje vendeve islame të bojkotojnë mallrat suedeze.
Përveç Teheranit, protesta pas namazit të xhumasë u mbajtën edhe në qytetet Mashhad, Kum, Shiraz, Simnan, Golestan dhe Khorasanin Jugor.
Salwan Momika me origjinë nga Iraku, i cili dogji Kuranin më parë në Suedi, dje ka fyer fenë islame duke nëpërkëmbur Kuranin dhe flamurin irakian para ambasadës së Irakut në Stokholm.
Pas kësaj, Irani thirri dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadorin suedez në Teheran, Mattias Lentz.
Large crowds in Iran, Iraq and Lebanon gathered after Friday prayers to protest Sweden granting permission for demonstrations that desecrate the Quran pic.twitter.com/J7xjWL4B8k
— Al Jazeera English (@AJEnglish) July 21, 2023