RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy diskutojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

presidentet-erdogan-dhe-zelenskyy-diskutojne-zgjatjen-e-marreveshjes-se-dritherave-te-detit-te-zi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, transmeton Anadolu.

“Liderët diskutuan në detaje zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithërave të Detit të Zi gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me kërkesë të presidentit Zelenskyy”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.

Gjatë bisedës, Erdoğan theksoi se Turqia ka bërë “përpjekje intensive” për të ruajtur paqen.

Në fillim të kësaj jave, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Istanbul nga Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, që ishin ndërprenë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022.

Related posts

Rama pret VanHorn: SHBA, mbështetje të palëkundur në rolin që Shqipëria ka në rajon

RTI

Kryediplomatja e Afrikës së Jugut kërkon siguri shtesë për shkak të kërcënimeve pas rastit të gjenocidit të Izraelit

admin

Vuçiq paralajmëron arrestime të reja pas sulmit jashtë ambasadës iz’raelite në Beograd

admin6