RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Llava vijon të rrjedhë në malin Etna të Italisë, teksa hapet një çarje e re

llava-vijon-te-rrjedhe-ne-malin-etna-te-italise,-teksa-hapet-nje-carje-e-re

Aktiviteti vullkanik në malin Etna vazhdon pas paroksizmave të regjistruara në fund të dhjetorit 2025 në kraterin verilindor në Katania të Italisë, raporton Anadolu.

Ndonëse aktiviteti shpërthyes në majë ka rënë, më 1 janar 2026 u hap një çarje e re erupsioni në rreth 2.000 metra lartësi në shpatin lindor të vullkanit, duke gjeneruar një rrjedhë llave drejt luginës Valle del Bove.

Ekspertët po monitorojnë aktivitetin efuziv anësor, i cili mbetet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet kërcënim të menjëhershëm. Niveli i alarmit VONA vazhdon të jetë portokalli ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Katanias mbetet plotësisht funksional, pa ndikim në trafikun ajror.

Fotografi të realizuara nga Zafferana Etnea, pranë Katanias, tregojnë ndikimin e rrjedhjes së llavës.

Mali Etna është një nga vullkanet më të njohur dhe më aktivë në botë pasi është në aktivitet pothuajse të vazhdueshëm, me shpërthime efuzive dhe shpërthyese.

Derisa shpërthimet janë të shpeshta, ato zakonisht nuk janë katastrofike për popullatën aty pranë, por ato mund të pengojnë udhëtimin ajror dhe të dëmtojnë infrastrukturën.

Related posts

Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes marrin vendim për vazhdimin e sulmeve kundër Gazës

Muhamet Ramadani

​Sveçla për barrikadat në veri: Nëse nuk i largon KFOR-i mund t’i largojmë ne

admin

Presidenti i Iranit dënon sulmet SHBA-Izrael ndaj infrastrukturës energjetike, paralajmëron “pasoja të pakontrollueshme”

Kushtrim Guraj