RTV AHIRETI
Shëndetësi

Përse themi “shëndet” kur dikush tështin?!

perse-themi-“shendet”-kur-dikush-teshtin?!

Çdo teshtimë, e heshtur apo zhurmuese, përmbyllet me fjalën “shëndet” dhe ndiqet nga urimi “shëndet paç.”

Këto fjalë duket se janë një refleks dhe një reagim automatik. Por, a e keni pyetur veten përse na vjen natyrshëm t’i themi “shëndet” çdo kujt që teshtin, edhe nëse ai është i huaj apo teshtima vjen nga larg?

Ekspertët thonë se refleksi për të thënë “shëndet” pas çdo teshtime i ngulitet njeriut në tru që nga fëmijëria. Njeriu nuk e përkufizon këtë fjalë si një urim, por më shumë si tregues i etikës dhe i sjelljes së mirë.

E njëjta teori qëndron pas urimit “shëndet paç” të cilën e themi në mënyrë automatike si fjalët e tjera: të lutem, faleminderit, apo mirëdita.

Nëse ai që tështin nuk thotë “shëndet paç,” ai ose ajo etiketohen si të pasjellshëm. E njëjta gjë vlen edhe për atë që dëgjon teshtimën dhe nuk reagon ndaj saj.

Origjina e këtij treguesi të sjelljes së njeriut

Në aspektin historik, teshtima perceptohej si një ogur ose paralajmërim nga perënditë. Për shembull, në vitet 590 pas Krishtit, Papa Gregori i Madhërishëm e konsideronte teshtimën si një shenjë e hershme paralajmëruese e murtajës apo epidemive të tjera vdekjeprurëse.

Për rrjedhojë ai dha urdhrin që çdo i krishterë t’i përgjigjej tështimës me një bekim apo urim.

Në lashtësi, njerëzit besonin se tështima ishte një portë që lejonte shpirtrat e këqinj të pushtonin trupin dhe fjala God Bless You (të bekoftë Zoti) i mbante ata larg.

E njëjta ide u përvetësua nga kombësi të ndryshme. Fjalët ndryshonin, por ideja mbetej e njëjtë.

Në Spanjisht njerëzit i përgjigjen tështimës duke thënë Salud (shëndet). Njësoj edhe Gjermanët që përgjigjen me Gesundheit.

Ekspertët e Harvardit thonë se kur njeriu e përdor fenë dhe aspektet e saj kur ka të vështirë të shpjegojë diçka në mënyrë racionale.

Kjo është arsyeja përse disa kombësi fusin Zotin në reagimin pas teshtimës e disa të tjerë i përmbahen rëndësisë së shëndetit.

Një nga arsyet mjaft të thjeshta përse njeriu thotë ” shëndet” pas çdo teshtime është se këtë mënyrë sjelljeje e ka përvetësuar nga dikush tjetër me një sjellje të mirë.

Kur jemi të vegjël , këtë urim e dëgjojmë nga të rriturit dhe kuptojmë që kjo është mënyra se si duhet të sillemi. E kështu kemi të bëjmë me reagim ngjitës shoqëror.

Ka raste kur fjala shëndet është robotike, por ka raste kur ajo përdoret për t’i uruar atij që teshtiu se ne i urojmë më të mirën dhe siç thotë populli “shëndeti mbi të gjitha.”

Related posts

9 mënyra për të humbur peshë pa bërë ushtrime

Muhamet Ramadani

Shenja paralajmëruese që mund të shfaqet rreth një javë para një goditjeje në tru

Muhamet Ramadani

Arsyet përse duhet të hani më shumë rrush të zi

admin