RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump zotohet të sjellë dënimin me vdekje për trafikantët e fëmijëve nëse rizgjidhet

trump-zotohet-te-sjelle-denimin-me-vdekje-per-trafikantet-e-femijeve-nese-rizgjidhet

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të kërkojë dënimin me vdekje për “këdo që kapet duke trafikuar fëmijë përtej kufirit tonë”, nëse ai zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu.

Në një video të fushatës, Trump tha se nën udhëheqjen e tij, SHBA-ja bëri “më shumë se çdo administratë në histori për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për t’i dhënë fund skllavërisë moderne”.

“Kur të kthehem në Shtëpinë e Bardhë, do t’i jap fund menjëherë makthit kufitar të Bidenit që trafikantët po përdorin për të shfrytëzuar gratë dhe fëmijët e pambrojtur”, tha Trump në video, duke u zotuar gjithashtu se do të bëjë luftë ndaj karteleve.

Ish-presidenti amerikan, i cili po kërkon një mandat tjetër në garën e 2024-tës, tha se do t’i japë fund trafikimit të fëmijëve “duke i kthyer të gjithë fëmijët e trafikuar te familjet e tyre në vendet e tyre pa vonesë”, duke aktivizuar ligjin “Title 42”, urdhër për shëndetin publik që ai prezantoi gjatë mandatit të tij, që i lejonte zyrtarët të largonin migrantët me arsyetimin e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

“Do t’i bëj thirrje Kongresit të sigurojë që kushdo që kapet duke trafikuar fëmijë përtej kufirit tonë, të marrë dënimin me vdekje menjëherë”, shtoi ai.

Related posts

Ukraina nënshkruan marrëveshje sigurie me BE-në, Estoninë dhe Lituaninë

admin

Turqia kërkon mbështetje nga aleatët e NATO-s në luftën kundër grupeve terroriste

admin

Netanyahu takohet në Tel Aviv me sekretarin Blinken

admin