RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Dy të vdekur në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër

dy-te-vdekur-ne-nje-aksident-ne-aksin-lezhe-shkoder

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”. Dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një makine tip “Fiat” dhe një zetori.

Dyshohet se “Fiati” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka rënë nga pas zetorit. Pas goditjes, shoferi i zetorit, Ardian Tomaj, ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rrugë.

Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit “Fiat”, Prend Marku dhe pasagjeri aty, Martin Gjoka nuk kanë mundur të mbijetojnë.

“Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi Prend Marku 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka 54 vjeç”, thuhet në një njoftim.

Policia dyshon po ashtu, se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë edhe një përgjumje e shoferit të “Fiatit”.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik./tvklan.al/

Related posts

Monitoruesi i BE-së: Zjarret në Evropë pothuajse u katërfishuan këtë vit

admin

Turqia denon vendosjen e aeroplanmbajtëses amerikane: “Çfarë do të bëjë?”

admin

Malajzi, udhëheqësi i opozitës Anwar Ibrahim kryeministër i ri i vendit

admin