RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Disa lagje në kryeqytet pa furnizim me ujë, shkak punimet në rrjet

disa-lagje-ne-kryeqytet-pa-furnizim-me-uje,-shkak-punimet-ne-rrjet

Sot, disa lagje në kryeqytet do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00 deri në 16:00.

Kjo siç ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, për shkak të realizmit të disa punimeve teknike, në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjithashtu, kompania e ujësjellësit ka rekomanduar që për shkak të punimeve, uji të mos përdoret menjëherë, por le të rrjedh për pak minuta.

“Punimet realizohen te lagjja 038, me ç’rast pa furnizim me ujë, nesër 24 korrik duke filluar nga ora 09:00-16:00 mbesin : Hajvalia, lagjja 038, Veterniku, lagjja Qëndresa, Qershia, NIC, Priam Village, Sëiss Village, Zona Industriale Çagllavicë deri te Hotel Emerald. Ju rekomandojmë që për shkak të punimeve, kur vjen uji në krojet tuaja, leni ato të rrjedhin për pak minuta sepse mund të vjen i turbullt në fillim, por pa shqetësim”, thuhet në njoftim./

Related posts

OKB-ja ndjek tensionet SHBA-Venezuelë me “shqetësim të madh”

Muhamet Ramadani

Abbas: Nuk ka mbetur zgjidhje, vendosëm që të gjithë anëtarët e administratës palestineze të shkojmë në Gaza

admin

Shefi i OKB-së: Populli i Gazës po duron një shkatërrim në një masë pa paralele në historinë e fundit

admin