RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një grua në Prizren tentoi të vetëvritet pasi djalit të saj iu vazhdua paraburgimi

nje-grua-ne-prizren-tentoi-te-vetevritet-pasi-djalit-te-saj-iu-vazhdua-paraburgimi

Një grua në Prizren ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur sasi të madhe të medikamenteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi konfirmoi për Telegrafin, se gruaja gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Siç konfirmoi Policia, gruaja ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi.

“Më datën 23.07.2023, rreth orës 15:00 policia është informuar se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit gjendet një viktimë femër, e moshës 53 vjeçare, për shkak se gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e përdorimit të medikamenteve. Dyshohet se e njëjta me anë të medikamenteve ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se, djalit të saj i është vazhduar paraburgimi për një rast kanosje -dhunë në familje.

“Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dal në vendngjarje dhe rasti është nën hetime”

Related posts

Vdes motra e komandantit legjendar Adem Jashari

admin

Osmani takon Erdoganin: Rikonfirmuam thellimin e raporteve bilaterale

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe Iran, zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë dhe izraelitë takohen me dyer të mbyllura në Pentagon! A do të ketë luftë rajonale?

admin