Kanë kaluar tre vjet nga rihapja e Xhamisë Ajasofja, “simboli i çlirimit”, ku Fatih Sulltan Mehmeti fali namazin e parë të xhumasë pas çlirimit të Istanbulit, raporton Anadolu.
Në namazin e sabahut të udhëhequr nga presidenti i Çështjeve Fetare, Ali Erbaş, në përvjetorin e rihapjes së Xhamisë Ajasofja, muslimanë nga kombësi të ndryshme erdhën në xhaminë Ajasofja.
Në fjalën e tij pas namazit, Erbaş tha se u realizua një nga ditët më të lumtura. “Tre vjet më parë, më 24 korrik 2020, përfundoi përmallimi 86 vjeçar. Ajasofja u rihap për adhurim me vendim të presidentit tonë. Këtu kanë kaluar tre vjet. Sipas studimit të kryer brenda 3 viteve Ajasofian e kanë vizituar 21 milionë njerëz”.
“Ajasofja është amanet nga Sulltan Fatihu për ne, simboli më i rëndësishëm i çlirimit të Istanbulit. Por, për 86 vjet, Ajasofja nuk ishte vend adhurimi. Me këtë mall jetuan pleqtë tanë, shumë njerëz që kanë ndërruar jetë nuk kanë mundur të shohin këto ditë. Shpresoj se do të përpiqemi të gëzojmë shpirtrat e pleqve tanë, të cilët kanë ndërruar jetë me atë mall”, tha Erbaş.