RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Presidentët turk dhe palestinez takohen në Ankara për bisedime

presidentet-turk-dhe-palestinez-takohen-ne-ankara-per-bisedime

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu.

Dy presidentët do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë, pas çka do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Erdoğan dhe Abbas do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Türkiyes dhe Palestinës, si dhe hapat që do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh.

Në agjendën e takimit do të jetë edhe çështja Palestinë-Izrael, si dhe zhvillimet e tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu pritej të vizitonte Türkiyen këtë javë, por udhëtimi u shty pasi ai pati një operacion të paplanifikuar gjatë fundjavës për vendosjen e një stimuluesi kardiak.

Ankaraja mbështet fuqimisht një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Related posts

Vrasja e numrit dy të Iranit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Për kokën e Larijanit kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, por ne e bëmë falas!- Lista e të eliminuarve

admin

Numri i të vdekurve nga zjarri vdekjeprurëse në Hong Kong rritet në 146

Muhamet Ramadani

Një mesazh nga Gaza për shqiptarët: Mos e bëni dhe ju gabimin tonë…!

Muhamet Ramadani