RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri – çfarë i ndodh trurit dhe organizmit

si-ta-kuptoni-nese-keni-teprice-hekuri-–-cfare-i-ndodh-trurit-dhe-organizmit

Njerëzit që kanë nivele të larta të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga disa goditje ishemike.

Ky është rezultati i një studimi nga Imperial College London.

Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemorragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike.

Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen.

Këto bllokime kanë lidhje me disa probleme me zemrën, përfshirë rrahjet e çrregullta të saj.

Deri përpara publikimit të këtij studimi, shkencëtarët besonin se nivelet e larta të hekurit luanin një rol mbrojtës kundër ishemisë.

Ky zbulim ka nxjerrë në pah mënyrën se si hekuri rrit rrezikun e këtyre problemeve të rënda.

Të dhënat e Organizatës Botërore Të Shëndetësisë tregojnë se 15 milionë njerëz në botë pësojnë një hemorragji cerebrale çdo vit.

Statistikat tregojnë se 5 milionë prej tyre vdesin nga ky problem, dhe 5 milionë të tjerë pësojnë kufizim të aftësive fizike dhe mendore për gjithë jetën.

Shenjat dalluese

Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por AgroWeb.org sugjeron se analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë.

Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni shenjat e mëposhtme:

Dhimbje barku

Nivele të larta të sheqerit në gjak

Hipotirodizëm pra ulje të funksionit të tiroides

Errësim të ngjyrës së lëkurës

Lodhje e tepërt

Rënie peshe

Problemet e tjera shëndetësore që shkakton hekuri i tepërt

Hekuri është një ushqyes thelbësor për organizmin.

Ai është i domosdoshëm për shumë procese biologjike përfshirë edhe transportin e oksigjenit.

Nëse njeriu ka një sasi të madhe hekuri në organizëm, atëherë ai do të përballet me një sërë problemesh.

Këtu përfshihen:

Lodhja kronike,

Dhimbjet e kyçeve,

Sëmundjet e mëlçisë,

Rrahje të çrregullta të zemrës

Hekuri i tepërt ruhet në organe, veçanërisht në mëlçi, zemër dhe pankreas.

Ka raste që nivelet e larta të hekurit janë edhe të trashëgueshme, por ato janë të rralla.

Teprica e hekurit vërehet kryesisht tek njerëzit që kanë një sistem tretës të predispozuar të përthithë më shumë hekur.

Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë sasinë e tepërt të hekurt dhe mënyra më efikase është eliminimin i tij nëpërmjet gjakut.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Related posts

Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin rrënjësor të mushkërive

admin

Hulumtimi: Prekja ka veti të dobishme, mund të reduktojë depresionin dhe ankthin

RTI

​Çrregullimet e tiroides mund të çojnë në infertilitet dhe humbje të shtatzënisë

rezart morina