RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Zjarri në pyje shkakton shpërthim të madh në depon e municioneve në Greqi

zjarri-ne-pyje-shkakton-shperthim-te-madh-ne-depon-e-municioneve-ne-greqi

Zjarret që kanë shpërthyer në pyje dhe që po shpërndahen nga erërat e forta shkaktuan disa shpërthime në një depo municionesh në Greqinë qendrore të enjten, transmeton Anadolu.

Mediat lokale thanë se zjarri arriti në objektin, i cili ndodhet rreth 6 kilometra në veri të një baze të madhe ajrore ushtarake në Nea Anchialos. Megjithëse shpërthimet thyen xhamat e shtëpive në zonën përreth, nuk u raportua për të lënduar pasi vendi ishte evakuuar në mënyrë të sigurt paraprakisht.

Zjarret që kanë shpërthyer në disa pjesë të Greqisë në ditët e fundit, çuan në evakuimin e turistëve në ishullin Rodos.

Ndërkohë, duke cituar Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, agjencia greke e lajmeve AMNA tha se kishte “një rrezik shumë të lartë nga zjarri” në rajonet e Atikës në Greqinë qendrore, Peloponezit, Egjeut jugor, Egjeut verior dhe Kretës.

“Avionët e Forcave Ajrore Helenike po zhvendosen nga aeroporti ushtarak në Nea Anchialos, afër Volos, pasi zjarret rajonale u përhapën pranë bazës”, sipas AMNA.

“Urdhri u dha të enjten në mbrëmje pas shpërthimeve në depon e municioneve që u dëgjuan në Volos dhe zonën më të gjerë, duke thyer disa xhama në rajonin e Nea Anchialos”, shtohet më tej. Në këtë bazë ajrore ndodhet krahu luftarak 111 i Forcave Ajrore Taktike.

Autoritetet greke i kanë këshilluar banorët të jenë “jashtëzakonisht të kujdesshëm” dhe të shmangin çdo aktivitet në ambient të hapur që mund të shkaktojë aksidentalisht zjarre.

Related posts

Në Shqipëri mbahet protestë antiqeveritare, masa të larta të sigurisë

Kushtrim Guraj

“Haga”/ Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe katër personave të tjerë për pengim të drejtësisë

admin

Çështja e presidentit, Kushtetuesja thotë se vendimi do të merret pas shqyrtimit të plotë

Kushtrim Guraj