RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Mos iu ndani librave!

scholz:-mos-iu-ndani-librave!

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, mediet sociale konfirmojnë njerëzit në opinionet e tyre, tashmë të formësuara, dhe kjo përbën një mallkim.

“Ky është mallkimi i medieve sociale. Që ne të mund të ndihemi rehat në guackën tonë, ku marrim vetëm gjëra të sugjeruara për ne, që përshtaten me atë që gjithmonë mendonim se ishte e drejtë”, tha politikani socialdemokrat (SPD) për edicionin e së shtunës të ”Süddeutsche Zeitung”.

”E veçanta, megjithatë, është e reja, e panjohura, prandaj kjo ishte edhe ajo që më tërhoqi për të lexuar”, shton Scholz.

”Librat përcjellin shumë këndvështrime të ndryshme përtej përvojave të dikujt”, tha kancelari.

”Kjo është gjëja më e mirë e letërsisë, se ajo të lejon të ndash përvoja që nuk i ke te vetja dhe shpesh nuk dëshiron t’i kesh”, tha ai.

Scholz tha se librat i sheh si një “plotësim të mrekullueshëm” gjatë bisedave me qytetarët.

“Të gjitha këto biseda më japin mua, si politikan, njohuri dhe pikëpamje të ndryshme nga qytetarët që jetojnë shumë ndryshe nga unë. Librat i shtojnë një komponent letrar përvojave të mia, nuk dua ta humbas këtë”, thekson kancelari.

“Thjesht më pëlqen të lexoj. Ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak, ndonjëherë janë më shumë romane – pastaj përsëri më shumë jofiction. Fazat ndryshojnë”, shton ai.

Për shembull, gjatë kohës së tij si kryetar i krahut rinor të partisë së tij, ai kishte “një fazë intensive fantashkencë”.

Ai nuk priret të lexojë shtrirë.

“Nëse doni të përqendroheni, është më mirë të rrini joshtrirë. Pra, unë lexoj në karrige, në kolltuk, në dritare, në makinë dhe në aeroplan. Unë gjithashtu ulesha dikur në dysheme, mbështetesha pas murit dhe lexoja”, përfundon ai. /atsh

Related posts

Erdogan: Të paktën 1.7 milionë njerëz morën pjesë në tubimin masiv në Stamboll – VIDEO

rezart morina

Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin

rezart morina

Katër anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze vriten në një sulm izraelit në Gaza

admin