RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shumica e zjarreve në Greqi u nisën nga dora e njeriut, thotë Qeveria

shumica-e-zjarreve-ne-greqi-u-nisen-nga-dora-e-njeriut,-thote-qeveria

Shumica e 667 zjarreve që kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë javët e fundit janë ndezur “nga dora e njeriut”, ka thënë Qeveria.

Ndërsa kushtet e motit kanë qenë të ndryshme nga çdo vit tjetër – me ekspertët që i quajnë tre javët e para të korrikut si më të nxehtat e regjistruara – shumica e zjarreve mund të ishin parandaluar, pohoi qeveria të premten.

“Gjatë kësaj kohe shpërthyen 667 zjarre, që janë më shumë se 60 zjarre në ditë, pothuajse në të gjithë vendin. Fatkeqësisht, shumica u ndez nga dora e njeriut, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim krimi”, tha Vasilis Kikilias, ministri grek i krizës klimatike dhe mbrojtjes civile, raportoi Guardian.

Kikilias shtoi se në disa vende zjarret kanë shpërthyer në pika të afërta me ato që më parë ishin djegur.

Zjarret kanë vrarë tre persona dhe kanë lënduar 74. Rreth 20 mijë njerëz janë evakuuar nga hotelet e Rodosit. /koha

Related posts

Zelanda e Re i bën thirrje botës të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza

Muhamet Ramadani

SHBA: Rusia synon të blejë më shumë dronë nga Irani

admin

OKB dërgon 3 mijë tenda për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Muhamet Ramadani