RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi paraushtarak rus “Wagner” synon të rrisë numrin e ushtarëve në Afrikë

grupi-paraushtarak-rus-“wagner”-synon-te-rrise-numrin-e-ushtareve-ne-afrike

Themeluesi i grupit paraushtarak privat rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se janë të gatshëm të rrisin numrin e ushtarëve të tyre në vendet afrikane, transmeton Anadolu.

I ftuar në kanalin televiziv “Afrique Media”, i cili transmetohet në Kamerun, Prigozhin tha se numri i ushtarëve të Wagnerit në Afrikë nuk do të zvogëlohet, por se ata madje janë të gatshëm të rrisin numrin në vendet e kontinentit.

Ai theksoi se trupa të reja tashmë janë dërguar në Republikën e Afrikës Qendrore si pjesë e një rotacioni.

Prigozhin shtoi se dëshiron të krijojë marrëdhënie edhe më të forta me vendet afrikane.

Ndryshe, udhëheqësi i Wagnerit shkoi në Bjellorusi pas një rebelimi që ai filloi kundër qeverisë ruse më 24 qershor dhe u pa për herë të fundit duke folur me njësitë e grupit paraushtarak në Bjellorusi më 17 korrik.

Aty Prigozhin kishte deklaruar se mercenarët e Wagnerit, pas stërvitjes dhe përvojës së fituar, do të dërgohen në Afrikë.

Related posts

Ndërprerje masive e energjisë elektrike, Kuba do shqyrtojë propozimin amerikan për ndihmë 100 mln dollarë

admin

Tensione të larta në Kuds pasi mijëra izraelitë të ekstremit të djathtë mbajnë ‘marshin e flamurit’ – VIDEO

Muhamet Ramadani

Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet

admin