RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza në Mal të Zi, të hënën nisin bisedimet për qeverinë e re

kriza-ne-mal-te-zi,-te-henen-nisin-bisedimet-per-qeverine-e-re

Presidenti Jakov Milatoviç të hënën do të nisë konsultimet me përfaqësues të subjekteve politike për mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Sipas Vijesti, takimi do të mbahet në rezidencën e presidentit në Cetinje.

Bëhet me dije se Milatoviç fillimisht do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Evropa në orën 9:00, më pas me Partinë Demokratike të Socialistëve në orën 12:00, si dhe me Demokracinë e Re Serbe në orën 15:00.

“Ne duhet të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Unë do të bëj pjesën time dhe mendoj se duhet të ketë përgjegjësi dhe seriozitet të mjaftueshëm nga të gjitha anët e spektrit politik”, tha në atë kohë Milatoviç.

Milatoviç paraprakisht tha se pret që edhe pse ka një afat prej 30 ditësh, konsultimet të përfundojnë më shpejt, pra brenda 15 ditëve të ardhshme. /dosja

Related posts

Borrell pas takimeve të ndara me Kurtin e Vuçiqin: Koha për fillim të zbatimit serioz të marrëveshjes

Muhamet Ramadani

Trump: Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po “ecin mirë”

admin

Michel: Sulmet me raketa në Kiev janë ‘krime lufte’

admin