RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e BDI-së dhanë dorëheqje, do të vlejnë nëse votohen ndryshimet kushtetuese

ministrat-e-bdi-se-dhane-doreheqje,-do-te-vlejne-nese-votohen-ndryshimet-kushtetuese

“Ne, ministrat dhe qeveritarët nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, po dorëzojmë dorëheqje nga pozitat që i kryejmë aktualisht”, thuhet në letrën e ministrave të BDI-së dërguar kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Këtë e deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas një takimi me diasporën në Tetovë. Ministrat e BDI-së kanë konfirmuar se e kanë njoftuar me shkrim kryeministrin për dorëheqjet.

“Dorëheqjet zotëri kryeministër, automatikisht hyjnë në fuqi në momentin kur opozita voton ndryshimet kushtetuese”, thuhet në një pjesë të letrës së ministrave të BDI-së drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Ofertën se BDI është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese dhe ato hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie, për herë të parë e ka përmendur shefi i diplomacisë Bujar Osmani pas takimit të lidershipit të kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit. Osmani ka përsëritur të shtunën në një konferencë për media se oferta është në tavolinë nëse partia opozitare voton ndryshimet kushtetuese.

 

Related posts

Huthit pretendojnë sulm me dron ndaj fabrikës së Saudi Aramcos në Nexhran

RTI

Mehaj takon shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar

Muhamet Ramadani

Ende nuk ka shkelur në fushë, tifozët e Evertonit “fiksohen” pas Armando Brojës

admin