RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Regjimi i Kievit përdor taktika të sulmit terrorist

kremlini:-regjimi-i-kievit-perdor-taktika-te-sulmit-terrorist

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se përtej dështimeve në front Ukraina kryen sulme ndaj strukturave civile në Rusi, transmeton Anadolu.

Ai tha se do të ndjekë takimin e planifikuar në Arabinë Saudite lidhur me zgjidhjen e krizës së Ukrainës. “A është e mundur të arrihet marrëveshje paqeje me qasjen e deritanishme të regjimit të Kievit? Përgjigjja është jo. Nuk ka kushte të nevojshme për këtë. Regjimi i Kievit nuk dëshiron dhe nuk mund të dëshirojë paqe për sa kojë që ajo përdoret vetëm si mjet në luftën e Perëndimit kundër Rusisë”, tha Peskov.

“Kievi nuk mund të jetë i suksesshëm dhe ata janë në një situatë shumë të vështirë. Operacioni special ushtarak vazhdon. Është e qartë se kundërsulmi i Ukrainës nuk përparon në mënyrën e planifikuar në Kiev”, potencoi Peskov i cili shtoi se Ukraina vazhdon kundërsulmin por nuk ka mundur të shënojë ndonjë sukses.

“Sulmet e kryera në rajone të ndryshme të Rusisë janë ‘akt terrorist’. Këto sulme janë lëvizje të pashpresë që burojnë nga dështimet. Regjimi i Kievit përdor taktika të sulmit terrorist. Kjo është e neveritshme dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër kësaj”, tha Peskov.

Në një vlerësim lidhur me grusht shtetin në Niger, zëdhënësi i Kremlinit tha: “Ndjekim nga afër zhvillimet. Jemi pro vetëpërmbajtjes, rindërtimit në mënyrë të shpejtë të mbisundimit të ligjit dhe sigurisht duam që Nigeri t’i rikthehet rendit kushtetues”.

Në sulmin e kryer me mjete ajrore pa pilot dje në kryeqytetin e Rusisë, Moskë u dëmtua një ndërtesë ku ndodhen qiellgërvishtës, ndërsa për shkak të raketave që ranë në rajonin e Rostovit më 28 korrik u plagosën 10 persona.

Related posts

Sulm me bombë në Irlandën e Veriut

admin

Protestojnë serbët në veri

admin

Meloni: Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor të jetë prioritet i BE-së

admin