RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë përleshjet në kampin palestinez në Liban

vazhdojne-perleshjet-ne-kampin-palestinez-ne-liban

Përleshjet kanë vazhduar për të tretën ditë radhazi, në kampin palestinez, Ein el-Helweh të Libanit, midis anëtarëve të grupit Fatah të presidentit palestinez, Mahmud Abbas, dhe fraksioneve islamike në kamp.

Pavarësisht përpjekjeve të partive libaneze dhe disa prej fraksioneve palestineze për të ndërmjetësuar një armëpushim, të shtënat dhe bombardimet nuk kanë ndalur.

Një zëdhënës i ushtrisë libaneze ka thënë se gjashtë persona janë konfirmuar të vrarë në përleshjet, megjithëse disa raporte kanë dhënë shifra më të larta. Kampi është nën kontrollin e fraksioneve palestineze prandaj ushtria libaneze ka një pikë kontrolli vetëm jashtë kampit, dhe zakonisht nuk ndërhyn brenda tij. Është raportuar gjithashtu që disa banorë në lagjet e Sidonit pranë kampit janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi breshëria e plumbave ka goditur edhe ndërtesa e dyqane në lagje, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve.

Nga Spitali i Përgjithshëm publik Sidon për shkak të sigurisë janë evakuuar edhe stafi si dhe pacientët. Përleshje më të rënda shpërthyen të dielën pasi militantët islamikë qëlluan dhe vranë një gjeneral ushtarak palestinez nga grupi Fatah, Abu Ashraf al Armoushi.

Të shtënat erdhën pasi një person i armatosur i panjohur u përpoq të vriste militantin islamik, Mahmoud Khalil, të shtunën. Ndërkaq vonë të dielën, fraksionet palestineze thanë në një deklaratë të përbashkët se kanë rënë dakord për një armëpushim gjatë një takimi ndërmjetësues të organizuar nga lëvizja shiite libaneze, Amal, dhe grupi militant Hezbollah në Sidon, por armëpushimi nuk u respektua. Grupi Fatah në një deklaratë dënoi vrasjen e zyrtarit të saj të sigurisë, duke thënë se sulmi ishte pjesë e një “skeme të përgjakshme që synon sigurinë dhe stabilitetin e kampeve tona”. Grupi u zotua se do t’i mbajë përgjegjës “autorët”. Kryeministri në detyrë i Libanit, Najib Mikati dhe presidenti palestinez ,Mahmoud Abbas, kanë dënuar dhunën në kamp. Deputeti libanez Osama Saad, i cili përfaqëson zonën e Sidonit, ku ndodhet kampi, tha për Associated Press se zyrtarët “po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të gjetur zgjidhje serioze, efektive dhe të qëndrueshme për situatën brenda kampit”. Saad paralajmëroi që, të hënën, ai me zyrtarë të tjerë libanezë dhe forcat e sigurisë do të takohen më fraksionet palestineze në mënyrë që të arrihet një armëpushim. /koha

Related posts

Astronomët zbulojnë një vrimë të zezë me përmasa të rralla

rezart morina

Qeveria merr një vendim që lidhet me hyrjen në klube të natës

admin

Clark: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë

rezart morina