RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentët Sisi dhe Abbas diskutojnë për çështjen palestineze

presidentet-sisi-dhe-abbas-diskutojne-per-ceshtjen-palestineze

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi diskutuan për zhvillimet në çështjen e Palestinës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Abbas dhe Sisi u takuan pas takimit që grupet palestineze mbajtën në qytetin Al-Alamein të Egjiptit.

Abbas dhe Sisi diskutuan rrugët e forcimit të marrëdhënieve dhe zhvillimit të tyre në çdo fushë si dhe ranë dakord për vazhdimin e konsultimit në çështjet me rëndësi të përbashkët në kuadrin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në takim, Abbas informoi Sisin lidhur me zhvillimet e fundit në çështjen e Palestinës, përfshirë krimet që Izraeli ka kryer ndaj popullit, territorit dhe vlerave të shenjta të Palestinës.

Me qëllim sigurimin e unitetit kombëtar të Palestinës, dje në qytetin Al-Alamein të Egjiptit u mbajt takimi i sekretarëve të përgjithshëm të grupeve palestineze, rikujtoi Abbas i cili falënderoi Sisi-n për mikpritjen e këtij takimi të vendit të tij si dhe për mbështetjen në sigurimin e unitetit kombëtar dhe pajtimit palestinez.

Presidenti egjiptian, Sisi foli për qëndrimin mbështetës të vendit të tij për çështjen palestineze si dhe për të drejtat e popullit palestinez për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e tij dhe për themelimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Kudsin.

Pas thirrjes që presidenti Mahmoud Abbas bëri më 10 korrik pas sulmeve ajrore dhe tokësore si dhe rrethimit 48 orësh që Izraeli filloi më 3 korrik ndaj kampit të refugjatëve Jenin, grupet palestineze dje u mblodhën në qytetin Al-Alamein të Egjiptit në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm.

Related posts

Rrjedhje kimike në Nuremberg, një i vdekur dhe 17 të shtruar në spital pas incidentit në parkun industrial

admin

Danimarka dhe Grenlanda propozojnë mision të NATO-s në Arktik

RTI

51 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale

admin