RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Lituanisë shpreh shqetësimin për trupat Wagner në Bjellorusi

presidenti-i-lituanise-shpreh-shqetesimin-per-trupat-wagner-ne-bjellorusi

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka shprehur sërish shqetësimin për praninë e mercenarëve rusë të Wagner në Bjellorusinë fqinje, duke thënë se ”ata përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e vendit”.

Nausėda tha se mund të rezultojë “shumë joshëse” për ata që janë të përfshirë me mercenarët Wagner që të përdorin ushtarët për të krijuar provokime kundër Lituanisë, Polonisë ose Letonisë.

Të tre vendet janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe aleancës së NATO-s që ndajnë një kufi me Bjellorusinë.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Nauseda pranoi se nuk kishte indikacione se provokime të tilla ishin në punë.

Nauseda i bëri komentet gjatë një vizite në pikën kufitare Medininkai midis Bjellorusisë dhe Lituanisë. / atsh

Related posts

I njohur si një nga udhëheqësit më pro-rusë të Evropës, Viktor Orbán pritet të vizitojë presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev

admin

“Grenlanda nuk është në shitje”: Protesta masive në Danimarkë dhe Grenlandë kundër kërcënimeve amerikane

admin

Rusi: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje palëve të shmangin tensionet e mëtejshme

Muhamet Ramadani