RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq: Në vendet arabe gjenden 16 milionë refugjatë

komiteti-nderkombetar-i-kryqit-te-kuq:-ne-vendet-arabe-gjenden-16-milione-refugjate

Zëdhënësja e Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (ICRC) për Lindjen e Mesme, Imane Trabelsi, deklaroi se 16 milionë njerëz jetojnë në statusin e refugjatit ose azilkërkuesit për shkak të konflikteve dhe dhunës që vazhdon prej vitesh në vendet arabe, raporton Anadolu

Trabelsi, me rastin e 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, u prononcua për Anadolu në lidhje me situatën e refugjatëve dhe të zhvendosurve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Duke theksuar se Siria është në krye të vendeve për sa u përket refugjatëve, Trabelsi tha: “Numri i refugjatëve sirianë që janë strehuar në vendet fqinje arabe, Jordani, Irak dhe Liban, është mbi 5 milionë. Situata e refugjatëve që jetojnë në vendet arabe si Jordania dhe Libani është shumë e rëndë, sepse vetë vendet në fjalë kanë një situatë të vështirë ekonomike.

Duke vënë në dukje se situata e sirianëve në vend nuk është aspak e mirë, Trabelsi tha: “15 milionë nga 22 milionë njerëz që jetojnë aktualisht në Siri po luftojnë për jetën e tyre në nevojë për ndihma të ndryshme humanitare. Ndërkaq, 12 milionë sirianë kanë probleme serioze në furnizimin me ushqim”.

Zyrtarja e Kryqit të Kuq theksoi se 16 milionë njerëz vazhdojnë jetën e tyre si refugjatë në gjithë rajonin arab për shkak të konflikteve dhe dhunës.

Ajo tha se përveç refugjatëve, ka miliona emigrantë të brendshëm në rajon.

“Numri i personave të zhvendosur në Siri është rreth 6 milionë dhe në Jemen rreth 5 milionë. Edhe pse nuk janë larguar nga vendi i tyre, migrantët e brendshëm po luftojnë gjithashtu për të mbijetuar në kushte shumë të vështira. Ata nuk kanë forcë për të aksesuar shëndetësinë, ujë të pijshëm të pastër dhe shërbime bazë”.

– Viktimat në Sudan

Zëdhënësja e Kryqit të Kuq për Lindjen e Mesme tha se konfliktet që kanë vazhduar prej rreth nëntë javësh në Sudan kanë nisur një valë të re migrimi në rajon.

“Ka një migrim të madh të brendshëm në Sudan. Në të njëjtën kohë, shumë njerëz duhej të strehoheshin në vendet fqinje. Numri i refugjatëve sudanezë dhe migrantëve të brendshëm nuk është ende i qartë, por kjo shkallë do të rritet nëse konfliktet vazhdojnë”, tha ajo.

Duke deklaruar se ka shumë “raportime të zhdukjeve” në Sudan, Trabelsi tha:

“Raportimet për persona të zhdukur në Sudan po rriten për shkak të shkëputjeve nga njerëzit që emigruan ose u strehuan në një shtet tjetër, familjet që nuk kanë dijeni për vdekjet, mungesën e identifikimit të të vdekurve, ose personat e ndaluar nga ndonjëra palë e konfliktit”.

Related posts

Biden e Meloni koordinohen për ta ‘favorizuar shtensionimin’ në Ballkanin Perëndimor

rezart morina

Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruajnë memorandumin mbi anëtarësimin e vendeve nordike në NATO

admin

Portugalia “nën pushtetin” e flakëve, alarm i kuq për nxehtësi ekstreme në disa zona

admin