RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me Turqinë për riparimin e dronëve

ukraina-nenshkruan-marreveshje-me-turqine-per-riparimin-e-droneve

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nënshkroi një marrëveshje me kompaninë turke Baykar Makina për të ndërtuar një qendër shërbimi për riparimin dhe mirëmbajtjen e dronëve në Ukrainë, tha ministria të hënën.

Ukraina po kërkon të rrisë prodhimin vendas të dronëve për të ndërtuar një “Ushtri të Dronëve” në luftën e saj kundër forcave ruse që pushtuan vendin në shkurt 2022, shkruan Reuters.

Sekretari i shtetit i ministrisë Kostiantyn Vashchenko u citua nga faqja e internetit e ministrisë t’u thoshte partnerëve turq: “Krijimi i një qendre shërbimi do të jetë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe do të ndihmojë në afrimin e fitores sonë.” /koha

Related posts

“Po e hetojmë”, Escobar: Mendojmë se Serbia ka pasur lidhje me sulmin në Banjskë

admin

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Deçan, raportohet për 3 të plagosur, arrestohet autori i dyshuar

admin

Putin: Nëse ndërpritet marrëveshja për grurin, do ta dërgojmë falas në Afrikë

Muhamet Ramadani