RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me Turqinë për riparimin e dronëve

ukraina-nenshkruan-marreveshje-me-turqine-per-riparimin-e-droneve

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nënshkroi një marrëveshje me kompaninë turke Baykar Makina për të ndërtuar një qendër shërbimi për riparimin dhe mirëmbajtjen e dronëve në Ukrainë, tha ministria të hënën.

Ukraina po kërkon të rrisë prodhimin vendas të dronëve për të ndërtuar një “Ushtri të Dronëve” në luftën e saj kundër forcave ruse që pushtuan vendin në shkurt 2022, shkruan Reuters.

Sekretari i shtetit i ministrisë Kostiantyn Vashchenko u citua nga faqja e internetit e ministrisë t’u thoshte partnerëve turq: “Krijimi i një qendre shërbimi do të jetë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe do të ndihmojë në afrimin e fitores sonë.” /koha

Related posts

Demokracia Evropiane: Nderimet shtetërore për Mlladiqin kalojnë vijën e kuqe, Serbia po largohet nga vlerat evropiane

admin

KFOR: E paqartë ku u arrestuan policët e Kosovës

admin

E rëndë kjo që po ndodh me kryeministrin tonë…Ç’u broçkullis njerëzve me “ditë të numëruara”

Kushtrim Guraj