RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNESCO propozon përfshirjen e Venedikut në listën e trashëgimisë botërore në rrezik

unesco-propozon-perfshirjen-e-venedikut-ne-listen-e-trashegimise-boterore-ne-rrezik

Organizata e OKB-së për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) propozoi që qyteti turistik italian i njohur me kanalet dhe gondolat Venediku të përfshihet në “Listën e trashëgimisë botërore në rrezik”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, në projektvendimin e paraqitur nga Bordi Këshillimor i UNESCO-s, i është bërë thirrje qeverisë italiane përpara takimit të 45-të të zgjeruar të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, të planifikuar për 10-25 shtator në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Komiteti i përbërë nga përfaqësues të 21 vendeve, mblidhet një herë në vit dhe rishikon “Listën e trashëgimisë botërore në rrezik”. Në projektvendim i është kërkuar qeverisë italiane të tregojë “përkushtim maksimal” për zgjidhjen e “problemeve të kahershme” në Venedik, i cili ka vite që po përballet me efektet e ngarkesës turistike dhe ndryshimeve klimatike.

Venediku, i cili ka pritur shumë artistë që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore dhe artistike evropiane, është duke luftuar me problemet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe turizmi vitet e fundit.

Përderisa thatësira e madhe në muajin shkurt në qytet e bëri të pamundur kalimin e gondolave, taksive të ujit dhe ambulancave nëpër disa kanale, disa ndërtesa historike u rrezikuan për shkak të përmbytjes në vitin 2019.

Related posts

Bamirësi irakian ofron ushqim për të varfrit dhe udhëtarët prej 25 vitesh

RTI

Policia franceze qëllon për vd’ekje dy civilë në Kaledoninë e Re

Muhamet Ramadani

Bislimi në takim me Sarrazinin: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë

admin