RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite do të sigurojë 1.2 miliardë dollarë për Jemenin

arabia-saudite-do-te-siguroje-1.2-miliarde-dollare-per-jemenin

Arabia Saudite ka bërë të ditur se do të sigurojë 1.2 miliardë dollarë në mbështetje për Jemenin për të mbuluar deficitin buxhetor, transmeton Anadolu.

Agjencia saudite e shtypit SPA raportoi se synimet kryesore të kësaj ndihme të re ekonomike janë që vendi të ndihmojë Jemenin në adresimin e deficitit buxhetor dhe forcimin e lidhjeve ekzistuese midis Arabisë Saudite dhe Jemenit.

Gjithashtu Arabia Saudite synon të përmbushë kërkesën e qeverisë së Jemenit për ndihmë në menaxhimin e mungesës së buxhetit dhe të ofrojë mbështetje për Këshillin Presidencial të Jemenit.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014 kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Houthi që nga marsi i vitit 2015.

Related posts

Zelensky nënshkruan ligjin: Të dënuarit me burg lejohen të shërbejnë në ushtri

admin

“Promovoi dhe kreu akte terrorizmi”- Izraeli merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut

admin

Kurti flet në Vjenë për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

Muhamet Ramadani