RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon mbi 14 milion numri i ukrainasve që kanë kaluar në Poloni

shkon-mbi-14-milion-numri-i-ukrainasve-qe-kane-kaluar-ne-poloni

Që nga 1 gushti numri i personave që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina ka arritur 14 milion e 182 mijë, ndërsa numri i personave që janë larguar nga vendi ka tejkaluar 12 milionë, transmeton Anadolu.

Në një postim të bërë nga Roja Kufitare e Polonisë në rrjetet sociale theksohet se që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi e deri më tani në vend janë përjetuar kalime intensive.

Vetëm dje në vend kanë hyrë 30.800 persona nga Ukraina, thuhet në postim. “Që nga fillimi i luftës e deri më tani numri i personave që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina ka arritur 14 milion e 182 mijë”, thekson më tej postimi.

Ndër të tjera vihet në dukje se numri total i ukrainasve që janë larguar nga vendi është 12 milionë e 399 mijë.

Sipas deklaratave të bëra nga autoritetet polake, në vend ndodhen rezidentë rreth 2 milionë ukrainas.

Duke bërë të ditur se kalimet dhe kthimet kufitare mund të bëhen nga të njëjtët persona, autoritetet transmetojnë se kontrollojnë më shumë numrin e kalimeve se sa numrin e personave.

Related posts

‘Një masakër’: Paralajmërimet nga liderët botërorë, agjencitë e ndihmës kundër ofensivës Rafah

Muhamet Ramadani

Takimet me zyrtarë nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Lajçak e njofton edhe Greqinë për dialogun

admin

“Skema e Ruandës, humbje kohe dhe burimesh”- Kryeministri i ri britanik: Migrimi i paligjshëm duhet të trajtohet në burim

admin