RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon mbi 14 milion numri i ukrainasve që kanë kaluar në Poloni

shkon-mbi-14-milion-numri-i-ukrainasve-qe-kane-kaluar-ne-poloni

Që nga 1 gushti numri i personave që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina ka arritur 14 milion e 182 mijë, ndërsa numri i personave që janë larguar nga vendi ka tejkaluar 12 milionë, transmeton Anadolu.

Në një postim të bërë nga Roja Kufitare e Polonisë në rrjetet sociale theksohet se që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi e deri më tani në vend janë përjetuar kalime intensive.

Vetëm dje në vend kanë hyrë 30.800 persona nga Ukraina, thuhet në postim. “Që nga fillimi i luftës e deri më tani numri i personave që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina ka arritur 14 milion e 182 mijë”, thekson më tej postimi.

Ndër të tjera vihet në dukje se numri total i ukrainasve që janë larguar nga vendi është 12 milionë e 399 mijë.

Sipas deklaratave të bëra nga autoritetet polake, në vend ndodhen rezidentë rreth 2 milionë ukrainas.

Duke bërë të ditur se kalimet dhe kthimet kufitare mund të bëhen nga të njëjtët persona, autoritetet transmetojnë se kontrollojnë më shumë numrin e kalimeve se sa numrin e personave.

Related posts

Radoiçiqi pranon pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë

admin

Gaza, rritet në 28.176 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin6

Përdorimi global i qymyrit për energji shënon rekord në vitin 2022

admin