RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizi, presidenti Saied emëron kryeministër të vendit Ahmed Hachanin – VIDEO

tunizi,-presidenti-saied-emeron-kryeminister-te-vendit-ahmed-hachanin-–-video

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, shkarkoi nga detyra kryeministren Najla Bouden Ramazan dhe emëroi në vend të saj Ahmed Hachanin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga presidenca tuniziane thuhet se “Presidenti Kais Saied shkarkoi nga detyra Najla Bouden Ramazan dhe emëroi në vend të saj në detyrën e kryeministrit, Ahmed Hachani”.

Sipas videos së publikuar lidhur me emërimin, Hachani në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Carthage u betua në prani të Saied për detyrën e re.

Saied i uroi Hachanit suksese për detyrën e re.

Ahmed Hachani më parë ishte Drejtor i Bankës Qendrore të Tunizizë.

Related posts

Mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë së re të Netanyahut

admin

KRU “Prishtina” zbulon 17 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, paralajmëron masa ligjore

Hevzi

Vetë në garë për kreun e Shtëpisë së Bardhë, demokratja Kamala Harris interviston kandidatët e mundshëm për nënpresident. Ja tre emrat kryesorë

admin