RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, termometrat arrijnë në 51,4 gradë

iran,-termometrat-arrijne-ne-51,4-grade

Termometrat matën 51.4 gradë temperaturat e motit në qytetin Bostan në rajonin Khuzestan që ndodhet në jugperëndim të Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, në matjet e kryera termometrat treguan mbi 50 gradë në katër qytete në Khuzestan.

Temperaturat u matën në 51.4 gradë në qytetin Bostan, 50.8 në qytetin Shush, 50.4 në qytetin Dezful dhe 50.3 gradë në qytetin Abadan.

Po ashtu më 15 korrik termometrat në Iran treguan 51.6 gradë në qytetin Dehloran në rajonin Ilam, si dhe 51.2 në qytetin Omidiyeh, 50.8 në qytetin Ahvaz, 50.3 në qyetin Aghajari dhe 50.2 në qytetin Ramhormoz në rajonin Khuzestan.

Ndërsa më 16 korrik temperaturat e ajrit në Aeroportin Ndërkombëtar Gjirit Persik në qytetin Aseluyeh në rajonin Bushehr u matën 66.7 gradë.

Related posts

Policia izraelite arreston 9 protestues në Tel Aviv gjatë një tubimi kundër dhunës së pushtuesve në Bregun Perëndimor

Hevzi

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

admin

Putin diskuton me kryeministrin armen situatën në Karabak

admin