RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: Regjimet në Afrikë peng i lojës globale të shahut të Putinit

borrell:-regjimet-ne-afrike-peng-i-lojes-globale-te-shahut-te-putinit

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se një Rusi imperialiste synon të përdorë regjimet ushtarake në Afrikë “si peng në lojën e saj globale të shahut”.

”Rusia nën presidentin Vladimir Putin ka nxitur grushtet e fundit ushtarake në Afrikë me propagandën e saj të rreme dhe duke përfituar nga vendosja e regjimeve ushtarake me milicitë e saj private që plaçkitin pasurinë e rajonit”, tha Borrell.

”Grushti i shtetit të javës së kaluar në Niger ishte i pesti që nga viti 2021 pasi qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike u përmbysën në Mali, Sudan, Guine dhe Burkina Faso”, shkroi Borrell në një postim në blog të publikuar të martën në mbrëmje.

Borrell tha në një deklaratë të veçantë të hënën se ”BE-ja hedh poshtë çdo akuzë për ndërhyrje të huaj në grushtin e shtetit në Niger”.

Related posts

Godina qeveritare në Bolivi u sulmua nga ushtarët, arrestohet pas disa orësh lideri i tentativës për grusht shteti

admin

Turqia vë në funksion gazin e saj natyror të Detit të Zi

rezart morina

21 vjeçari që u gjetë pa shenja jete në Mitrovicë, ishte raportuar i zhdukur tri javë më parë

admin