RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjen katër vetura te rruga “B” në Prishtinë, policia nis hetimet

digjen-kater-vetura-te-rruga-“b”-ne-prishtine,-policia-nis-hetimet

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugen ‘’B’’ në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zyrtarja për informim e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti. Sipas saj, dy nga veturat janë djegur plotësisht, kurse dy të tjerat pjesërisht.

“Menjhërë pasi kemi pranuar informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin që është i cilësuar si “Zjarrvënie”, ka thënë ajo.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk është njoftuar për të lënduar. Hetimet ende po vazhdojnë.

Related posts

Stamboll, profesorët universitarë protestojnë kundër luftës izraelite në Gaza

admin

BE dënon përdhosjen e Kuranit, bën thirrje për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë

Muhamet Ramadani

Zjarri i madh në Romë, flakët kërcënojnë shumë ndërtesa dhe selinë e RAI-t! Evakuohen banorët dhe punonjësit e televizionit (VIDEO)

admin